Projekti
“Si dikur”, ofron 5 kurse online në Tezgjah
Historikisht, zhvillimi i zejeve artistike, ndër vite ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike dhe shoqërore në vend. Në një botë të globalizuar, zejet tradicionale janë ndër të paktët indikatorë që përcaktojnë identitetin kombëtar.
Përballë globalizmit dhe sfidave të tij, është shumë e rëndësishme që zejet tradicionale shqiptare të rizgjohen, të trashëgohen mes brezash në mënyrë që të mos humbasin identitetin e tyre.

SI DIkur
Ta Ruajmë Traditën Shqiptare
Përmes kësaj webfaqeje, përdorues të ndryshëm do të mund të përjetojnë eksperiencën e të gjithë proçesit të përpunimit të 5 artizanateve të përzgjedhura, në një rrëfim nga vetë mjeshtërit.

Videos
Modulet artizanale
Secila paketë kursi do të dokumentojë këto zeje në formë leksionesh informuese dhe edukuese në formatin e videove, ku përdoruesit do të aksesojnë informacionet bazë rreth secilës traditë në mënyrë praktike dhe lehtësisht të aksesueshme.