Skip to content Skip to footer

Filigrani është punim dore me kombinim të fijeve të holla dhe kokrrave të argjendit duke u dhënë formë për të krijuar stoli argjendi dhe suvenire të ndryshëm. Ky artizanat kaq unik i cili fatkeqësisht punohet gjithnjë e më pak, deri në fillimin e viteve ’90 ishte një zeje që punohej në masë në qytetin e Shkodrës.

Margjelo Filigran Albania është një sipërmarrje artizanale e themeluar në fillim të vitit 2020 e cila kontribuon në prezervimin e kësaj tradite të çmuar dhe promovimin e saj tek turistët dhe vizitorët. Ndiqni kursin për të mësuar më shumë mbi hapat dhe proçeset kryesore të punimit të byzylykut në filigran.