Skip to content Skip to footer

Megjithëse nuk mund të thuhet me siguri kur daton mjeshtëria e endjes në tezgjah në Shqipëri, padyshim që është një traditë e ruajtur dhe e trashëguar brez pas brezi.

Tezgjahu është një pajisje artizanale prej druri që përdoret për të endur rroba dhe sixhade. Sedkije Markeçi, rrëfen se punishtja e tyre, e vendosur në hyrje të Maqellarës, është e vetmja punishte tezgjahu në rajonin e Dibrës.

Ky artizanat është në familjen e tyre prej 3 brezash. Ndiqni kursin për të mësuar më shumë mbi hapat dhe proçeset kryesore të endjes së një sixhadeje në tezgjah.