Skip to content Skip to footer

Qeleshja është simboli me të cilin identifkohen shqiptarët, trashëguar që nga kohët pellazgo-ilire. Qeleshe-punuesit hasen çdo ditë e më rrallë në Shqipëri. Këtë artizanat vazhdojnë ta ruajnë vetëm ata që e kanë traditë familjare. Ardian Guni, mjeshtër i përpunimit të qelesheve dhe papuçeve, e ka trashëguar këtë artizanat nga i ati që në moshën 14-vjecare.

Ndërkohë që përpunimi i qelesheve është në familjen e tyre prej 5-6 brezash. Ndiqni kursin për të mësuar më shumë mbi hapat dhe proçeset kryesore të përpunimit të qeleshes.