Skip to content Skip to footer

Poçaria është një nga artizanatet më të lashta në botë. Ky zanat i hershëm, edhe pse në zhdukje, i ruan ende gjurmët e saj në vendin tonë. Edis Kadija, është skulptor dhe pocar prej 7 vitesh tashmë.

Njëjtë si shumë artizanë të tjerë, edhe ai e ka trashëguar këtë artizanat që i vogël nga familjarët e tij dhe kur u rrit vendosi ta zhvillojë duke kryer studimet për skulpturë. Ndiqni kursin për të mësuar më shumë mbi hapat dhe proçeset kryesore të krijimit të një vazoje me argjilë.