Skip to content Skip to footer
Rreth Projektit

"Si Dikur"

Projekti "Si Dikur"

Historikisht, zhvillimi i zejeve artistike, ndër vite ka qënë i lidhur ngushtë me kushtet historike dhe shoqërore në vend. Në një botë të globalizuar, zejet tradicionale janë ndër të paktët indikatorë që përcaktojnë identitetin kombëtar. Përballë globalizmit dhe sfidave të tij, është shumë e rëndësishme që zejet tradicionale shqiptare të rizgjohen, të trashëgohen mes brezash në mënyrë që të mos humbasin identitetin e tyre.

Projekti “Si dikur”, konsiston në ofrimin e pesë (5) paketa kursesh online në formatin e video-tutorialeve me synimin për të rigjallëruar traditat e çmuara në fushën e artizanatit.

Përmes kësaj webfaqeje, përdorues të ndryshëm do të mund të përjetojnë eksperiencën e të gjithë proçesit të përpunimit të 5 artizanateve të përzgjedhura, në një rrëfim nga vetë mjeshtërit. Secila paketë kursi do të dokumentojë këto zeje në formë leksionesh informuese dhe edukuese në formatin e videove, ku përdoruesit do të aksesojnë informacionet bazë rreth secilës traditë në mënyrë praktike dhe lehtësisht të aksesueshme.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është jo vetëm promovimi i artizanatit shqiptar në mënyrë të digjitalizuar, por edhe mbështetja e grupeve të ndryshme sociale dhe grupmoshave të ndryshme, të cilët pas përfundimit të paketave motivohen dhe vendosin të thellojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre më tej. Kështu realizohet ruajtja e traditës dhe njëkohësisht kalimi i saj nga mjeshtrit e artizanatit tek të rinjtë, duke mundësuar kështu që këto tradita të jetojnë gjatë mes brezash.